I shpojnë gomat e pesë veturave, Policia duke hetuar rastin

Në qytetin e Mitrovicës, në pjesën veriore, ditën e djeshme është raportuar një rast i dëmtimit të pasurisë.

Pesë persona të ndryshëm, kanë gjetur veturat e tyre me goma të shpuara nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Policia ka njoftuar që ka marrë raportin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. /Ballkani.info/