Kryeministri i Hungarisë

I sanksionuari i Amerikës -Dodik e dekoron Orbanin me çmim shtetëror

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u dekorua të premten me çmim shtetëror nga Millorad Dodik, lideri i Republikës Sërpska që është i sanksionuar nga Perëndimi, gjatë vizitës së tij kontroverse në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ia dorëzoi Orbanit çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska” në një ceremoni në Banja Llukë. Takimi i Orbanit është vëzhguar nga afër prej zyrtarëve të Bashkimit Evropian, presidencën e së cilës do ta udhëheqë Orbani nga korriku.

Dodik, një nacionalit i cili ia dha çmimin e njëjtë edhe presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve të tij për ta minuar marrëveshjen për paqe Dejton, e cila i dha fund luftës së Bosnjës në vitet ’90.

Duke e shpjeguar dekoratën për Orbanin, Dodik tha se ky çmim u jepet “miqve të mëdhenj dhe të vërtetë”, dhe se Orbani u shpërblye me të për kontributin e tij në bashkëpunimin e mirë midis Republikës Sërpska dhe Hungarisë.

“Serbët dhe hungarezët duhet të bashkëpunojnë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe kjo nuk drejtohet kurrë kundër një pale të tretë”, tha Dodik/REL/