Veprimi të riut i kushtoi shtrenjtë.

Spencer Boston, 20-vjeç, nga Tennessee në SHBA është arrestuar menjëherë, pasi derisa ishte në sallën e gjyqit më saktësisht në bankën e të akuzuarve, para gjykatësit ka tymosur “marihuanë”.

Sipas Daily Mail, Spencer po bëhej gati për seancë në gjykatën e Lebanon në Tennessee, pasi mbi të rëndonin akuza për posedim të lëndëve narkotike.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë – me arrestim të menjëhershëm, dhe tani po akuzohet për herë të dytë për posedim të lëndëve narkotike.