I riu nga Vushtrria abuzon me drogën, përfundon në QKUK

Një person në Vushtrri ka përfunduar në spital për shkak të përdorimit të drogës.

I njëjti dyshohet se ka përdorur substanca narkotike dhe për shkak të gjendjes është dërguar fillimisht në Emergjencën e Vushtrrisë, e më pas në QKUK, për trajtim të mëtejshëm.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:17.