I riu nga Peja që humbi jetën pas aksidentit në Klinë

Mbrëmë pas orës 20:00, ka ndodhur një aksident me fatalitet në dalje të Klinës.

Për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq katër të tjerë vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësor pas lëndimeve të rënda trupore.

Jozyrtarisht mësohet se viktima është Mark Berisha, nga fshati Llugagji e Klinës.

Vdekjen e të riut nga Peja e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Numri i aksidenteve në komunikacion është rritur dukshëm në ditët e fundit.