I riu nga Kosova pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës

Atomisti Leart Ajvazaj është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër top universitetet më të mira të botës, në Yale University në SHBA.

Një njoftimin që ka bërë instituti ATOM ka treguar se ky sukses i jashtëzakonshëm i Leartit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për matematikë dhe i punës së tij të palodhshme.

Ky është njoftimi i plotë i ATOM:

Atomisti Leart Ajvazaj pranohet në Yale University

Ky sukses i jashtëzakonshëm i Leartit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për matematikë dhe i punës së tij të palodhshme. Veç këtyre, ky sukses i Leartit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale.

Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e potencialit të Leartit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij! Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë Bleron Baraliu dhe Valmir B. Krasniqi nga Instituti ATOMI, të cilën e kanë ndihmuar Leartin gjatë procesit dhe procedurave të aplikimit në Yale University, si dhe i kanë ofruar atij referenca profesionale dhe kredibile për pranim në Yale University!

Instituti ATOMI i uron Leartit studime të suksesshme në Yale University dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!