Një gjest të turpshëm e ka bërë një fshatar i Buqanit të Pejës. Ai i irrituar nga emërimi i një rruge të fshatit me emrin e një meshtari katolik ka hequr tabelën njoftuese të vendosur breg rrugës së fshatit.

Video është shpërndarë në facebook.

Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj – dëshmorë që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerëzimin.

“Radikalisti islamik Armend Gashi, nga fshati Buqan i Pejes, largon pllakaten qe mbanë emrin e heroit kombëtar Luigj Palajt, për te vetmen arsye qe i përket fesë katolike . Nuk është hera e pare qe katoliket dhe agnostiket nga kjo treve (Gllogjani, Nepolja, Lugagjija, Kosoriqi e Buqani) kane probleme me këtë djal dhe grupin e tij ekstremist radikal islamistë dhe turkofil”, shkruan në facebook faqja që ka shpërndarë videon.

Banori në fjalë thotë se është ndjerë shumë keq kur ka parë këtë tabele rrugore, me këtë emër. Madje, thotë se e ka brengosur shumë ky emërtim i rrugës.

Luigj Palaj për deri sa ishte në shërbim si meshtarë në kishën katolike në Gllogjanë, Pejë (Kosovë), gjatë kohës së luftës së parë ballkanike për shkaqe humane ra në kundërshtim me doktrinën serbe.