I riu e ndjek nga pas automjetin e Njësisë Speciale në pikë të natës, dënohet

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur pas mesnate në Suharekë, ku Njësia Speciale është përballur me një të ri, i cili e ka ndjekur automjetin zyrtar për një kohë të shkurtër.

Sinjali mëson se derisa automjeti i Njësisë Speciale Operativë ishte në lëvizje, me alarm të lëshuar, një veturë po i ndiqte nga pas, duke tejkaluar kolonën e veturave.

Për ta kapur të dyshuarin që po kryente kundërvajtje në trafik, automjeti i Policisë për një moment ka ndaluar dhe ka bërë identifikimin dhe kontrollin e veturës së të dyshuarit.

Për ta kapur të dyshuarin që po kryente kundërvajtje në trafik, automjeti i Policisë për një moment ka ndaluar dhe ka bërë identifikimin dhe kontrollin e veturës së të dyshuarit.

I dyshuari e ka pranuar shkeljen e rregullave, teksa miku i tij, që po e shoqëronte në veturë nuk iu është bindur urdhrave të Policisë dhe kësisoj ka përfunduar në stacion policor.

Pasi i dyshuari është dërguar në Polici, i është bërë alkool testi dhe është kuptuar se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.