Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen rreth Covid-19.
Nga 56 testime, raportoi se janë regjistuar tre raste të vdekjes dhe asnjë rast pozitiv.
Mirëpo, kjo siç duket ishte një huqje nga ana e MSH-së, sepse pas përditësimit të mëvonshëm të të dhënave nuk figuron asnjë vdekje.

Përbrenda pak minutash përditësoi të dhënat, sipas raportit të ri, nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.
Numri i rasteve aktive është gjashtë persona./Ballkani.info/







