I quajti “banditë” liderët kosovarë, Vlora Çitaku me reagim epik për Vuçiqin

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.

Në tubimin e djeshëm në Mitrovicën e Sremit me moton “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiq i ka quajtur “banditë” liderët kosovarë.

“Bashkimi Evropian më ka mashtruar pasi kishte premtuar se ajo platformë as nuk do të jetë në rend dite të Kuvendit të Kosovës”, tha Vuçiq gjatë një tubimi në Mitrovicën e Sremit, duke shtuar se Kosova dhe partnerët e saj duan të shkatërrojnë Serbinë.

Dukshëm i nervozuar, Vuçiq iu ka referuar si “bandë” liderëve kosovarë.

“Përgjigjja ime për të gjithë ata është e njëjtë – nuk e di sa do të qëndroj, sepse Haradinaj me ka kërcënuar që do të më rrëzoi nga pushteti, disa nga politikanët tanë kundërshtarë i presin me mirësi në Prishtinë, iu ndihmojnë në mënyra të ndryshme, ndoshta do të më rrëzojnë, por unë atyre në kushtet që i kanë iu them se asnjëherë nuk do të pranojë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

“Tash me atë letër (plaftormën), zhdukuni, bandë nga Prishtinë, ku të doni dhe shihni nëse dikush do t’ua plotësojë, Serbia jo”, ka thënë ai.

Vuçiq tutje ka thënë se ai të paktën 10 herë e ka lutur Brukselin që ta parandalojë Prishtinën që ta miratojë atë platformë, sepse ajo, sipas tij, tingëllon “katastrofë për të gjithë neve”.

“Ata (Brukseli) me thanë që kurrë nuk do të jetë në rend dite platforma, por ja, shqiptarët e votuan. Komenti i sotëm i BE-së ishte që ata nuk kanë koment. Me mashtruan kur thanë se nuk do të miratohet, por para se gjithash e kanë mashtruar vetën”, ka thënë ai. /Ballkani.info/