I publikuan pagesën që merr në koncerte, reagon Luana Vjollca

Luana Vjollca tashmë nuk është vetëm një moderatore por së fundmi ajo po arrin sukses dhe në muzikë.

Koncertet e saja kanë qënë të shumta si brenda dhe jashte vendit.

Dhe së fundmi në media qarkulloi lajmi sesa paguhet vetëm për një koncert moderatorja.

Sipas ‘Panorama Plus’ që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të nxjerrë për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë euro.

Por në një postim së fundmi Luana ka reaguar në lidhje me këto lajme në të cilën shkruan:

“Puna jote e fortë do të paguhet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrra e tua do të realizohen”, duke treguar kështu që puna e fortë që ajo ka bërë gjithë këto vite më në fund po shpërblehet.