I plagosuri në veri që mbronte kontrabandistët është zyrtar në Inspektoratin e Punës të Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë kundër kontrabandës në disa komuna të Kosovës duke përfshirë edhe veriun e vendit nga ku pati përballje me grupe serbësh që dolën në rrugët e Mitrovicës së Veriut. Në veriu u lënduan disa policë e disa serbë, në mesin e të cilëve ishte edhe një zyrtar i Inspektoratit të Punës që u plagos.

Veriu.info mëson se Sreçko Sofronijeviç që u plagos në veri të Mitrovicës sot është zyrtar i Inspektoratit të Punës. Zyrtari i Ministrisë së Financave (ku përfshihet Inspektorati i Punës) ishte në mesin e huliganëve serbë që kishin dalë në rrugë për të mbrojtur kontrabanduesit nga arrestimi i Policisë së Kosovës. “Lëndimi u shkaktua nga një armë zjarri, Sreçkoja u qëllua në kraharor.

Ne tash po përgatitemi për sallën e operacionit për t’ia hequr plumbin. Ai është në intenzivë dhe është në gjendje të rëndë.” – ka thënë kirurgi Zlatan Elek. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm.