Nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan, një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është plagosur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Arbëria.

Kryeshefi i Emergjencës në Gjilan Ukshin Ismajli, ka bërë të ditur se personi i plagosur është sjell në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në QKUK, në Prishtinë.

Për rastin ka folur policia, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

Nënkolonel Remzi Azemi thënë se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

“Hetuesit dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen shkaqet e vrasjes”, tha Azemi.

Ndërkohë, jozyrtarisht raportohet se viktima është E.R., 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit, ndërsa personi i plagosur është V.H., 29-vjeçar nga fshati Pogragjë, nga e njëjta komunë.