I pi 200 çaja në ditë, “Kingu i çajit” ju pret ta sfidoni

Për të 36-tën herë ka të njëjtën kërkesë. Ky është Fisnik Llapashtica nga qyteti i famshëm i çajit, Vushtrria, i cili ka pikërisht për pije të preferuar çajin, e që gjatë ditës ai arrin të konsumojë një numër të madh. Llapashtica thotë se këtë gjë e kishte filluar qysh nga mosha e hershme, kur edhe kishte filluar të punojë në qebaptore.

Ai tregon se gjatë periudhës së luftës kishte filluar ta konsumoj çajin me të madhe.

Ndërkaq, sot thotë se mund të pijë deri në 200 çaja në ditë, duke i hapur sfidë të gjithë adhuruesve të çajit për ta sfiduar atë.