I përfshihet shtëpia nga zjarri, lipjanasit i digjen të gjitha paratë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrit në Lipjan.

Sipas policisë, një persona aty ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia.

“Lipjan 13.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesit, nga zjarri i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti.