Rituali vjetor i një fisi indonezian, në të cilin të vdekurit nxjerrën prej varreve, rregullohen dhe pastrohen dhe më pas sërish varrosen – pasi kalojnë kohë me të gjallët, nuk pushon së tërhequri vëmendjen.

Bëhet fjalë për fisin Toraja, i cili gjendet në ishullin indonezian, Sulawesi, i cili praktikon një ceremoni të pazakontë çdo vit në muajin gusht.

Në internet mund të gjeni video të shumta ku njerëzit pozojnë me të ndjerin, i cili kaloi një kohë të gjatë nën tokë, shkruan dailymail.

Anëtarët e fisit, si pjesë e një ceremonie të quajtur Ma’nene, i nxjerrin prej varreve anëtarët e vdekur të familjes dhe i lajnë e pastrojnë, i veshin me rroba të reja dhe shpesh i nxjerrin në rrugë dhe bëjnë fotografi me ta.

Një pjesë e rëndësishme është edhe zëvendësimi apo riparimi i arkivolit, qëllimi i të cilit është ndalimi i kalbjes së trupave të balsamosur.

Këta njerëz nuk e shohin vdekjen si hapin e fundit, por kalimin gradual të shpirtit në jetën e përtejme. Si rezultat, ata besojnë se trupat e të ndjerit ende po kërkojnë kujdes.

Ceremonia organizohet për më shumë se një shekull, dhe thelbi i saj është festimi i jetës dhe mbajtja e lidhjes me të ndjerët.

Duhet përmendur se funeralet janë një ngjarje e rëndësishme shoqërore në të cilën familje të tëra mblidhen me vendasit për të rinovuar besimet dhe traditat e të parëve të tyre.

Ngjarje të tilla zgjasin disa ditë, nën emrin e Rambo Soloka. /Telegrafi/

Aktakuza kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, emrat e të akuzuarve dhe …Rita Ora: Udhëtoj shpesh për shkak të punës, aeroplani është bërë shtëpia imeBurri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se…Mot me diell dhe vranësiraLirohet nga spitali dhe dërgohet në paraburgim njëri nga të plagosurit në përleshjen e …
Indonezia