I ngatërrojnë shishen e ilaçit me atë të detergjentit, 68-vjeçarit i ndodh hataja

Një 68-vjeçar në Britani humbi jetën pasi mjekët i pastruan aksidentalisht mushkëritë me tretësirë detergjenti.Ata kishin ngatërruar tretësirën e detergjentit, e cila përdoret për të dezinfektuar pajisjet mjekësore, me tretësirën e kripës, e cila përdoret për mushkëritë, shkruan Daily Mail.

I moshuari i cili humbi jetën quhet William Hannah, ndërsa ishte shtruar në spitalin e Salfordit, Britani të Madhe, pasi ishte goditur nga një veturë në shtator të vitit të kaluar.

Ai humbi jetën pasi kishte pësuar infektim në mushkëri, teksa po punohet të vërtetohet nëse ky ka qenë shkaku kryesor, apo jo.

Ngatërresa besohet të jetë bërë nga një infermier, ndërsa pas vetëm 33 orësh gjendja e pacientit ishte përkeqësuar.

Një hetim i thelluar po zhvillohet në autoritetet në lidhje me këtë çështje.