I ‘ndan’ karantina, këtë imazh Arbenita ia publikoi Feros

I ka ‘ndarë’ karantina.

Por, Arbenita Ismaili po ‘lidhet’ me Feron përmes fotografive.

Ajo mbrëmjen e djeshme nuk pati gjumë, andaj kohën derisa po rrinte zgjuar ua kushtoi ndjekësve të saj.

Nuk kishin se si të mungonin pyetjet lidhur me Feron e sidomos për distancën dhe pamundësinë e takimit që ua ka shkaktuar pandemia.

Ajo tha se po i mungon shumë reperi, ndër të tjera publikoi foto që si kishim parë kurrë.

Njërën ia kërkuan publiku e tjetra nuk është se ka qarkulluar në media.