Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas serb pasi i njëjti ka vjedhur para në një xhami në Gjilan.
Për këtë vjedhje prej 8 eurosh, policia e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.







