I mituri tentoi të hidhet nga kati i gjashtë

Një i mitur ka tentuar ta privojë veten nga jeta mëngjesin e sotëm në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë. Dyshohet se ai tentoi të kërcënte nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore, më pas ky veprim u parandalua nga familja dhe policia.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai shtoi se policia ka intervenuar menjëherë që fëmija të shpëtohet. Me rastin po merren të gjitha organet e hetuesisë.

Ndërsa motivi që e shtyu të miturin drejt këtij veprimi vazhdon të mbetet i mjegullt.