I mituri nga Shtimja ther me thikë një person

Policia ka njoftuar se një i mitur nga Shtimja ka therur me thikë një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shtime, derisa i mituri ka sulmuar viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, ndërkaq më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë.

“Raportohet se i dyshuari  mashkull kosovar,  i moshës së mitur  ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar, me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore .Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Shtime dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.