I mituri në Podujevë, plagos të miturin tjetër, këto janë detajet e policisë

Mbrëmë në fshatin Kërpimeh të Podujevës është plagosur një i mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i mitur ka plagosur me armë zjarri për shkaqe të panjohura një të mitur tjetër.

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm.”

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm . Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe  nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki  me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.