Gjilan

I mituri në Gjilan sulmon fizikisht nënën

Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj i mitur, të shtunën mbrëma në Gjilan.

Rastin e ka paraqitur vetë viktima në Policinë e Kosovës, ku ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Gjilan.  16.09.2023 – 10:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari djali i saj i mitur mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./Ballkani.info