LAJMI I FUNDIT

I mituri kosovar rrahet rëndë në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë në Serbi

I mituri kosovar rrahet keq në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë për shërim në Serbi.

Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një të mitur kosovar në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë për shërim në spitalin e Kragujevcit në Serbi.

“Mitrovicë Veri 24.12.2020-20:00 .Raportohet se të dyshuar të pa njohur kanë sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar të moshes së mitur. Viktima ka pesuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për sherim ne spitalin e Kragujevcit në Serbi. . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.