Një djalë i mitur ka sulmuar një të mitur tjetër me çekan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bradash të komunës së Podujevës.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Fsh. Bradash, Podujevë 25.05.2024 – 18:35. Viktima i mitur mashkull kosovar, raporton se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin të mitur mashkull kosovar, është goditur me një çekan. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari është dërguar në mbajtje.