Prishtinë

I mituri dërgohet në mbajtje, kanosi përmes telefonit një dëshmitar

Në Prishtinë është arrestuar një i mitur për shkak se përmes telefonit ka kanosur një person që të mos dëshmojë në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.