I mërzitur nga eliminimi i Beatrix, Donaldi bën gjestin ‘prekës’ me fotografinë e saj

Donald Veshaj duket se është i mërzitur me daljen e Beatrix Ramosajt nga Big Brother VIP.

Donaldi ka vënë fotografinë e Triksës afër kokës së krevatit të tij. Tashmë aktori do ta shikojë fotografinë e të dashurës së tij pranë krevatit.

Kujtojmë se Beatrix doli nga shtëpia ditën e premte pasi ishte në nominim me Donaldin dhe Einxhel.

Këngëtarja u trishtua shumë nga dalja pasi kishte frikë nga gjërat që mund të ndodhin jashtë.