I mbyllur në karantinë, prishtinasit i konfiskohen para të falsifikuara 200 euroshe

Një person është shoqëruar në polici pasi i janë konfiskuar 22 kartëmonedha të falsifikuara nga 200 euro. Anipse Prishtina është futur në karantinë, një qytetari i janë gjetur këto monedha të dyshimta brenda në shtëpi.

Pas një kontrolle të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, të dyshuarit i janë gjetur këto kartëmonedha të dyshimta dhe të falsifikuara.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.