Selami Elshani
I mbijetuari i masakrës së Krushës së Madhe, me shëndet jo të mirë, vazhdon të bëjë punë fizike
Kushtet e vështira sociale e kanë shtyrë të punojë Selami Elshanin, i mbijetuari i masakrës së Krushës së Madhe.
Ai ka humbur gishtat e dorës, por pamundësia që ta sigurojë jetesën vetëm me ndihmën e shtetit, ka bërë që oborrin e shtëpisë ta shndërrojë në punëtori.
Ai thotë se këtë e bën gjithashtu për ta larguar mendjen nga ajo se çfarë ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton KTV.
Ai më tutje shpjegon se si ka arritur të shpëtojë i vetëm nga masakra.
Pavarësisht asaj se çfarë ka përjetuar Elshani nga fshati Retijë i Rahovecit, ai vazhdon ta bëjë punën e tij, e cila kërkon shumë përkushtim dhe kujdes.
Puna të cilën ai e bën që nga viti 2007 nuk i shpërblehet aq sa duhet.
Selami Elshani është i vetmi i cili i kishte mbijetuar në masakrën e Krushës së Madhe të Komunës së Rahovecit gjatë vitit 1999.