I mbani në mend binjaket e lindura të bashkuara? Ja si duken pas operimit (FOTO)

Mjekët kishin frikë për binjaket e bashkuara, Kendra dhe Maliyah Herrin, se nuk do të mbijetonin pasi ato ndanin një bark, legen, mëlçi, veshka dhe zorrë.

Motrat tani janë 17 vjeçe dhe jetojnë normalisht, pas një operacioni të pashembullt 26-orësh që i lanë secilën me një këmbë kur ishin katër vjeçe.

Tani, një dokumentar i ri i BBC tregon Kendrën – të cilat kishin nga një veshkë – dhe Maliyah duke jetuar në përditshmëri si çdo adoleshent tjetër.

“Kur njerëzit dëgjojnë historinë tonë, atyre u pëlqen të bëjnë shumë pyetje,” thanë ato.

Kirurgët, në atë kohë, kurrë nuk kishin ndarë binjakë me vetëm një veshkë. Ajo kërkonte muaj të hulumtimit dhe përgatitje.

Në fund, operimi shkoi pa probleme – ato dolën nga spitalit brenda gjashtë javësh.

Pas 13 vitesh prej operacioni, në dokumentarin e BBC janë realizuar disa fotografi të Kendrës dhe Maliyas, të cilat duket se kanë mundësi të balancojnë trupin e tyre, pavarësisht mungesës së organeve thelbësore.