Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një bastore në Podujevë ka ndodhur një rast i grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku një punëtor i një bastore sportive ka raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e armës së zjarrit ia kishte grabitur rreth 400 euro para të gatshme.
Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin







