Ylli i Liverpool

I madhi Mohamed Salah: Refuzon çmimin “Man of the Match”, ia dhuron Milnerit

Gjesti i Mohamed Salah pas fitores bindëse ndaj Bournemouthit ka filluar të bëjë bujë në rrjetet sociale.

Ylli egjiptian shënoi het-trik në këtë ndeshje, duke i mundësuar skuadrës së tij të ngjitet përkohësisht në vendin e parë në tabelë.

Padyshim që Salah ishte më i miri në këtë ndeshje, por zgjodhi që ta refuzojë cmimin për t’ia dhënë atë bashkëlojtarit James Milner, për shkak të arritjes së tij me 500 paraqitje në Premier Ligë.