Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili synon edhe një mandat në krye të kësaj komune, sonte është pritur fuqishëm në fshatin Negroc.
Praktikisht “i madh e i vogël” janë shfaqur në mbështetje të Lladrovcit në në Negroc të Drenasit.
Siç dihet tashmë, Lladrovci po garon jashtë logos së PDK-së në këto zgjedhje, por ai vazhdimisht thekson se do të jetë gjithmonë PDK dhe se “s’ka birë nënë” që e largon nga kjo parti.
Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor. /Ballkani.info/










