Mitrovicë

​I konfiskohet marihuanë, arrestohet një serb në veri

Një serb është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar rreth 5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ai është ndaluar dje pasdite dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.