Arbana Osmani

I komentuan Arbanës: Mbaje Eduardin gjithmonë afër zemrës

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj prej kohësh janë tashmë në një lidhje dhe kudo i shohim gjithmonë bashkë.

Regjisori është ai që realizon të gjitha fotot profesionale të moderatores dhe madje me të Arbana ka bashkëpunuar për librin e saj të dytë me receta gatimi.

Në një foto të postuar së fundmi në instgram ku Arbana pozon me një kostum të bardhë ndërsa shkruan se ka pozuar herët në mëngjes dhe foto është realizuar nga Eduard Grishaj.

Ajo çfarë na bëri përshtypje në fakt është një koment i bërë nga një ndjekëse e cila shkruan: “Nuk ka parë fotograf që të japë këtë shkëlqim fytyrës përveç Eduard Grishaj. Mbaje gjithmonë afër zemrës. Ti Arbana je rreze që shkëlqen kudo dhe kurdo”

Ndërsa moderatorja i përgjigjet se po ai është më i miri, duke ju referuar profesionit si fotograf.