Armend Morina, 45-vjeçari nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës.
Morina ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi Gjykata e Wangen, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
nterpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.







