I kërkonte 2500 euro për mospublikim të fotografive imtime, policia e arreston

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti e ka shantazhuar me publikimin e fotografive intime një femër.

“Ankuesja femër K-shqiptare ka raportuar se në vazhdimësi është shantazhuar nga i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili ka kërkuar 2500 € ose në të kundërtën do t’ia publikoj disa foto intime të ankueses”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.