I kërkojnë koncert në Serbi, përgjigjen e Capital T nuk duhet ta humbisni

Reperi shqiptar, Capital T, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai shpesh herë tregohet i afërt me ndjekësit e tij, kështu duke zhvilluar biseda të ndryshme me ta.

Së fundi, reperi pyeti ndjekësit se ku dëshironin ta shihnin performancën e tij.

Një ndjekës shkroi: “Në Serbi të lutem, ke fansa edhe këtu.

”Ndërsa, reperi shqiptar nuk u përmbajt dhe ktheu përgjigjen që e dëshiron çdo shqiptar.

Kur shteti juaj të na njohë. Republika e Kosovës.”- shkruan ai, shoqëruar me flamurin e Kosovës.