Çifti Trump

I kërkoi të buzëqeshte, Melania “injoron” Donald Trump VIDEO

Melania dhe Donald Trump janë rikthyer sërish në vëmendjen e mediave, të cilat aludojnë për një krisje të marrëdhënies së tyre.

Kjo pasi në një vizitë në një kishë katolike, Trump shikohet teksa i kërkon Melanisë të buzëqeshë, ndërsa kjo e fundit e refuzon një gjë të tillë.

Donald, e ka kërkuar këtë gjë ku ka parë  disa fotografë që po përpiqeshin t’i fotografonin ata, por Melania pa shkak refuzoi dëshirën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Nuk është hera e parë që çifti Trump vendoset në fokus nga mediat për këto skena, pasi dhe në të kaluarën janë evidentuar episode të tilla.