I këputi dy këmbët qytetarit, arrestohet shoferi: Ishte i dehur tapë

Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil.

Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar në gjendje të dehur ka aksidentuar qytetarin A. K.

“L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë.