I kaplohet dhoma nga zjarri, përfundon në spital

Një person ka përfunduar në spital si pasojë e zjarrit i cili ka përfshirë një dhomë të shtëpisë së tij

Viktima mashkull nga Shtërpca ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një dhomë e shtëpisë,  bën të ditur Policia e Kosovës.

“  Viktima mashkull K/Serb ka pranuar trajtim mjekësor pasi që në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një dhomë e shtëpisë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raportin e PK’së.