I jepet lamtumira e fundit Genc Garës, tifozit të “Plisave” dhe studentit të mjekësisë

Një aksident fatal, i morri jetën 24 vjeçarit nga Prishtina, Genc Garës. Ai para pak ditësh u godit nga një makinë në Fushë-Kosovë. Aksidenti fatal, ia ndali ëndërrat në gjysmë të riut nga Prishtina.

Gara u varros sot në varrezat e Prishtinës, shkruan Ballkani.info.

Genc Gara ishte student i mejkësisë, në degën e stomatologjisë. Madje ai kishte shpërndarë edhe disa momente nga profesioni i tij. Genc Gara, ishte në gjendje kome për disa ditë, derisa sot ai u nda nga jeta.

Njoftimin për vdekjen e tij, e kanë dhënë grupi i tifozëve ‘Plisat’, ku Genci kishte qenë i antarësuar aty. /Ballkani.info/