I infektuari nga Lipjani akuzohet se e përhapi koronavirusin

Para dy javësh iu rekomandua të izolohej në shtëpinë e tij në Lipjan.

14 ditë më vonë pos këtij personi që konsiderohej kontakt i një të infektuari, që supozohej të kishte kontakt vetëm me familjen e ngushtë, pozitiv me koronavirus rezultuan edhe mbi 20 familjarë e fqinj të tij.

12 nga këta janë me vendbanim në Lipjan, e të tjerët në Pjetërshticë të Shtimes në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Shpërndarja e koronavirusit në dy këto komuna dyshohet se është pasojë e mosrespektimit të masës së izolimit, e vizitave mes familjarëve.