COVID-19

I infektuari i fundit nga Ferizaj, komuna jep detaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus, ndërsa vetëm dy janë shëruar, transmeton ballkani.info

Një rast pozitiv ka rezultuar edhe në Ferizaj. E kjo komunë, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare ka dhënë detaje.

“Ndonëse lakorja e virusit COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend. Nga njoftimet e fundit të IKSHPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në Ferizaj, ndonëse mostra nuk janë marr në Ferizaj, e rasti i fundit nga informatat preliminare është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e komunës. /Ballkani.info/