I ‘hyn dru’, vëllai e bën për spital vëllain në Prishtinë

Një burrë u arrestua dje në Prishtinë, pasi e sulmoi fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.