Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në katër lokacione në Gjilan ku ka konfiskuar substanca narkotike.

“Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim

Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme.

Siç raporton Sinjali ka mësuar i dyshuari që po kërkohet nga Policia është Alban Aliu, 25-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, Aliu qe një kohë dyshohet se merrej me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotikë në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së