Prishtinë

I gjendet arma në makinë, arrestohet një person

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, të cilit gjatë kontrollit rutinor në makinën e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit m57. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në stacion për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

 Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë (përvole) M57 një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.