Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi në çantë i është gjetur dhe sekuestruar një armë e vjetër e kalibrit 6 mm dhe 20 fishekë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE/Gjilan 15.10.2022–11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë e vjetër e kalibrit 6 mm dhe 20 cop fishekë.
Sipas policisë i dyshuari pas intervistimi me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info







