I ftuari ‘interesant’ i Gjykatës Speciale, një 8-vjeçar i kohës së luftës

Një person i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ka pasur vetëm 8 vjet do të ftohet nga Specialja ditëve në vazhdim.

Kështu ka lënë të kuptohet Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.

“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi, transmeton Ballkani.info.

E nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet personi i lartëpërmendur nga Latifi.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme në Hagë do të intervistohet kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi. /Ballkani.info

loading…