i ftofti

I ftohti i papritur, qe çka i ndodh trupit tuaj në këtë kohë

Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë.

Sipas të dhënave, i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur, ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë ndodh me ju kur bën ftohtë papritur?

Digjni më shumë kalori

Studimet të cilave u referohet AgroWeb, kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.